Reagimi i Kombeve të Bashkuara ndaj shpërthimeve në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133126-reagimi_i_kombeve_të_bashkuara_ndaj_shpërthimeve_në_ukrainë
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ka reaguar ndaj shpërthimeve në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës dhe në qytetet përreth.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 10, 2022 15:40 Europe/Tirane
  • Reagimi i Kombeve të Bashkuara ndaj shpërthimeve në Ukrainë

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ka reaguar ndaj shpërthimeve në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës dhe në qytetet përreth.

Sipas raportit të IRNA të hënën, Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i konsideroi të papranueshme shpërthimet masive në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës dhe qytetet përreth. Dy ditë pas shpërthimit të urës Kerç në Gadishullin e Krimesë, kryeqyteti i Ukrainës, Kievi dhe zonat përreth tij ishin dëshmitarë të shpërthimeve të fuqishme. Që nga sot, e hënë, 10 tetor, në mediat ndërkombëtare janë publikuar lajme të shumta për ndodhjen e shpërthimeve masive në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës dhe qytetet përreth tij. Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në shumicën e qyteteve të Ukrainës dhe në të gjithë vendin u shpall një alarm për sulm ajror. Kjo është hera e parë që Kievi goditet pas disa muajsh dhe shpërthimet duket se kanë ndodhur më afër qendrës sesa sulmet e mëhershme që kanë goditur kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shpërthimet në Kiev vijnë disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë, u dëmtua nga shpërthimet. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për “akt të terrorizmit”, duke e akuzuar se qëndron prapa sulmit të urës.