Londra kërkon një takim urgjent të liderëve të NATO-s
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133146-londra_kërkon_një_takim_urgjent_të_liderëve_të_nato_s
Pas përshkallëzimit të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë, kryeministri britanik bëri thirrje për një takim të krerëve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2022 08:26 Europe/Tirane
  • Londra kërkon një takim urgjent të liderëve të NATO-s

Pas përshkallëzimit të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë, kryeministri britanik bëri thirrje për një takim të krerëve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Sipas IRNA, zyra e kryeministrit britanik ka lëshuar një deklaratë dhe ka njoftuar se Liz Truss do ta bëjë këtë kërkesë gjatë takimit të liderëve të Grupit të Shtatë, i cili do të mbahet së shpejti. Sipas kësaj deklarate, arsyeja e kërkesës së Truss është sigurimi i vullnetit të aleatëve për të kundërshtuar përshkallëzimin e sulmeve ruse në Ukrainë. Kjo ndërkohë që kryeministri i Britanisë së Madhe ka zhvilluar pak orë më parë një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës për të dënuar sulmet e fundit në Kiev dhe aneksimin e territoreve të Ukrainës, si dhe për të theksuar mbështetjen e Londrës. Udhëheqësit e G7 do të takohen sot (e martë, 11 tetor) për të përsëritur unitetin e tyre në kundërshtimin e vazhdimit të luftës në Ukrainë, thuhet në deklaratë. Në këtë takim, i cili do të mbahet në formë video-konference, është i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Sipas raporteve të publikuara, sulmet ajrore ruse, janë sulmet më të gjera kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Këto sulme pasuan rastin kur një kamion mallrash shpërtheu në seksionin e autostradës së Urës së Krimesë rreth orës gjashtë të mëngjesit të së shtunës. Ky shpërthim çoi në zjarrin e shtatë rezervuarëve të karburantit të trenit që po lëvizte drejt Krimesë. Rusia filloi ndërtimin e kësaj ure pasi aneksoi Krimenë në territorin e saj në vitin 2014. Kjo urë mbi ngushticën e Kerçit përdoret veçanërisht për transferimin e pajisjeve ushtarake të ushtrisë ruse. Rëndësia e kësaj ure nga pikëpamja simbolike dhe logjistike ka bërë që analistët ta konsiderojnë këtë shpërthim si një nga zhvillimet vendimtare në rrugën e konflikteve në Ukrainë.