Reduktim i mprehtë i stokut të armëve të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133152-reduktim_i_mprehtë_i_stokut_të_armëve_të_gjermanisë
Burimet parlamentare dhe të mbrojtjes të Gjermanisë raportuan një rënie të mprehtë të stokut të armëve të vendit pas dërgesës së armëve në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2022 08:26 Europe/Tirane
  • Reduktim i mprehtë i stokut të armëve të Gjermanisë

Burimet parlamentare dhe të mbrojtjes të Gjermanisë raportuan një rënie të mprehtë të stokut të armëve të vendit pas dërgesës së armëve në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr të hënën, industria gjermane e mbrojtjes dhe burime parlamentare njoftuan se pas dërgimit të armëve në Ukrainë ushtria e vendit ka municion të mjaftueshëm vetëm për një ose dy ditë luftë. Mirëpo, pavarësisht reduktimit të stokut të armatimit ushtarak të Gjermanisë, Ministri i Mbrojtjes i këtij vendi, Christian Lambrecht, së fundmi, në vazhdim të qasjes së tij ndërhyrëse ndaj luftës në Ukrainë, dërgoi sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM dhe 100 tanke. Lufta në Ukrainë me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje kulturore ka hyrë në muajin e saj të tetë dhe vendet perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë. Vendet evropiane dhe perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duke intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe duke furnizuar Kievin me të gjitha llojet e armëve të lehta dhe të rënda, jo vetëm që nuk hodhën një hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por kanë nxitur zjarrin e konflikteve në këtë vend. Rusia ka thënë vazhdimisht se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm do të zgjasë konfliktin në këtë vend dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme.