Kërkesa e Amnesty International drejtuar Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133212-kërkesa_e_amnesty_international_drejtuar_arabisë_saudite
Në një deklaratë, Amnesty International i ka kërkuar Arabisë Saudite që të ndalojë ekzekutimin e tre të rinjve në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2022 04:44 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Amnesty International drejtuar Arabisë Saudite

Në një deklaratë, Amnesty International i ka kërkuar Arabisë Saudite që të ndalojë ekzekutimin e tre të rinjve në këtë vend.

Sipas IRNA, Amnesty International në një deklaratë të martën u bëri thirrje autoriteteve saudite që të ndalojnë ekzekutimin e "Abdullah al-Huaiti", "Abdullah al-Drazi" dhe "Jalal al-Bad". Diana Samaan, Zëvendës Drejtoreshë e Zyrës Rajonale të Azisë Perëndimore dhe Afrikës së Veriut në Amnesty International, tha: Dënimi me vdekje ndaj këtyre tre të rinjve saudit për krimet që ata kryen nën moshën 18 vjeç është një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut. Samani shtoi: Mbreti i Arabisë Saudite nuk duhet t'i miratojë këto urdhra. Ky zyrtar i Amnesty International i bëri thirrje Riadit që të ndalojë të gjitha operacionet e pashmangshme të ekzekutimit dhe të lëshojë një urdhër për rigjykimin e të akuzuarve. Faqja e internetit "Saudi Leaks" gjithashtu në një raport duke cituar Organizatën Saudite për të Drejtat e Njeriut me qendër në Evropë shkruante: Sipas vëzhgimit të bërë nga kjo organizatë, qytetarët sauditë u nënshtrohen të gjitha llojeve të torturave që nga momenti i arrestimit dhe këto tortura bëhen edhe pse të akuzuarve nuk u është dhënë asnjë dënim përkatës. Sjellja e keqe vazhdon edhe pas ekzekutimit të dënimeve dhe ajo përfshin gjendjen e familjeve të të dënuarve. Arabia Saudite është kritikuar prej kohësh nga organizatat e të drejtave të njeriut për shkallën e lartë të ekzekutimeve. Sipas Human Rights Watch, Arabia Saudite ekzekutoi 120 persona në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, gati dyfishi i numrit të ekzekutuarve në të gjithë vitin e kaluar.