Shkarkohen gjashtë mijë punonjës të postës në Britani
Kompania Mbretërore e Postës Britanike njoftoi mundësinë e pushimit nga puna të 6000 punonjësve.
115,000 punonjës të Sindikatës së Punëtorëve të Komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar dolën në grevë të enjten për të protestuar kundër mungesës së pagave dhe kushteve të punës. Ndërsa punëtorët në sektorë të ndryshëm në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë hekurudhat, gazetat dhe komunat, këtë vit kanë hyrë shumë herë në grevë, greva e të enjtes nga punonjësit e komunikimit është më e madhja. Sipas raportit të Agjencisë së Lajmeve të Radiotelevizionit të premten, kompania postare “Royal Mail” e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se planifikon të shkrutojë 6000 vende pune në këtë kompani deri në gusht të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, humbja e kësaj kompanie këtë vit pritet të arrijë në 350 milionë paund. Kompania postare “Royal Mail” po përpiqet të ulë numrin e punonjësve të saj në 10 mijë persona. Sipas zyrtarëve të kompanisë “Royal Mail”, grevat e njëpasnjëshme të punonjësve dhe rënia e shpërndarjes së mallrave janë ndër arsyet e humbjes së kompanisë. Nga ana tjetër, Sindikata e Punëtorëve të Komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku bëjnë pjesë punonjësit e postës, ka vendosur të mbajë një grevë të përgjithshme më 20 dhe 25 tetor për të kërkuar kushte më të mira pune dhe rritje të pagave. Me afrimin e kohës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kur përdorimi i postës në Britaninë e Madhe arrin kulmin, çdo grevë e punonjësve të postës do të shkaktojë shumë probleme në shoqërinë britanike dhe do t'i shkaktojë humbje të mëdha këtij vendi.