725 milionë dollarë ndihmë e re sigurie për Ukrainën
Qeveria amerikane njoftoi ndarjen e 725 milionë dollarëve si ndihmë të re ushtarake për Ukrainën për t'u përballur me Rusinë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Shtëpia e Bardhë të shtunën njoftoi se nuk ka armë të reja në paketën e re të ndihmës amerikane, por qëllimi i Uashingtonit është të forcojë arsenalin e armëve të Ukrainës që vendi ka përdorur kundër Rusisë. Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë paketa e re ushtarake përfshin municione të sistemit Himars. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 20 sisteme në Ukrainë deri më tani dhe kanë premtuar se në vitet e ardhshme do të ndajnë edhe 18 të tjera nga këto sisteme për këtë vend evropian. Oleksiy Reznikov, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, të premten tha se Ukraina do të vazhdojë të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Gjermania nga të cilët pret të dorëzojnë sisteme të avancuara kundërajrore. Këto sistemeve do të merren këtë muaj si ndihmë për tu përballur me sulmet e raketave ruse dhe sulmeve me dronë. Republikani i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në një artikull në Fox Neës shkroi: Kongresi nuk mund të vazhdojë të ofrojë ndihmë financiare për Ukrainën përgjithmonë pa e ditur strategjinë e presidentit amerikan Joe Biden. Ai vazhdoi se aktualisht presidenti nuk ka strategji se si të parandalojë konfliktin me Rusinë. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë të martën duke lëshuar një deklaratë njoftoi: "Joe Biden" (Presidenti i Shteteve të Bashkuara) në një bisedë telefonike u konsultua me presidentin e Ukrainës "Volodymyr Zelenskyi". Sipas një njoftimeve në media, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me këtë thuhet: Biden i tha Zelenskyt se Uashingtoni do të japë 625 milionë dollarë ndihmë të re, përfshirë edhe raketat Himars. Presidenti i Shteteve të Bashkuara i tha Presidentit të Ukrainës se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia. Lidhur me këtë, Shtëpia e Bardhë të premten njoftoi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka kërkuar nga Kongresi për më shumë se 9 miliardë dollarë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre u tha gazetarëve se ndihma do të paguhet në 2 pjesë prej 4.5 miliardë dollarësh për të forcuar aftësitë dhe pajisjet mbrojtëse dhe pjesa tjetër për të forcuar fuqinë ekonomike të Ukrainës. Që nga ardhja në pushtet e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë në janar 2021, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Ukrainën me më shumë se 15.2 miliardë dollarë, pjesa dërrmuese e të cilave është dhënë që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.