Irani shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të shpërthimit në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133394-irani_shpreh_ngushëllime_për_familjet_e_viktimave_të_shpërthimit_në_turqi
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shprehu ngushëllimet e tij me familjet e viktimave të shpërthimit të minierës në Turqi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 15, 2022 19:48 Europe/Tirane
  • Irani shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të shpërthimit në Turqi

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shprehu ngushëllimet e tij me familjet e viktimave të shpërthimit të minierës në Turqi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, kombin mik dhe vëllazëror të Turqisë dhe qeverinë e këtij vendi, pas incidentit fatkeq të shpërthimit të një miniere në Turqi që rezultoi me vdekjen dhe plagosjen e shumë punonjësve të saj. Të premten, 40 persona kanë humbur jetën dhe 11 janë plagosur nga një shpërthim në një minierë qymyri në Bartin të Turqisë dhe 15 persona janë ende të bllokuar në minierë. Sipas IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Naser Kanani, në një mesazh sot (e shtunë), ka lutur Zotin për mëshirë dhe durim për të mbijetuarit e këtij incidenti tragjik, ndërsa për të lënduarit u lut për shërim të shpejtë.