Vendet e OPEC+ mbështesin Riadin
(last modified Mon, 17 Oct 2022 06:13:34 GMT )
Tetor 17, 2022 08:13 Europe/Tirane
  •  Vendet e OPEC+ mbështesin Riadin

Pas përshkallëzimit të luftës së fjalëve mes Uashingtonit dhe Riadit se si të arrihet një marrëveshje në OPEC+, disa vende anëtare të këtij organi nafte mbështetën Arabinë Saudite.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, anëtarët e OPEC+ morën qëndrime në mbështetje të planit për uljen drastike të prodhimit të naftës, i cili u miratua nga ky organ nafte disa ditë më parë. Njoftimi i miratimit të këtij plani nga OPEC+ me mbështetjen e Riadit shkaktoi zemërimin e fortë të Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht kundër Arabisë Saudite, e cila e konsideronte atë aleate dhe agjente që mbron interesat e saj. Uashingtoni pretendoi se Riadi ka ushtruar presion ndaj vendeve të tjera për të vazhduar me këtë plan, i cili në fakt përfundon në dëm të Uashingtonit dhe në dobi të Rusisë për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Iraku, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në OPEC, njoftoi se ky vendim është marrë unanimisht nga OPEC+ bazuar në treguesit ekonomikë. Omani dhe Bahrejni në deklarata të veçanta gjithashtu njoftuan se organizata OPEC+, e cila përfshin prodhues të tjerë të mëdhenj të naftës, përfshirë Rusinë, vendosi njëzëri të miratojë reduktimin e dy milionë fuçive të prodhimit të naftës në ditë. Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë së Naftës Kuvajt gjithashtu tha se vendi i tij e mirëpret këtë plan të OPEC-ut për të ulur prodhimin e naftës.  Gjithashtu, sipas raportimit të rrjetit “Al-Nahar”, ministri i Energjisë së Algjerisë e ka quajtur “historik” vendimin e OPEC+ më 5 tetor 2022.  Ai së bashku me Haitham Al-Ghis, Sekretarin e Përgjithshëm të OPEC-ut, i cili udhëtoi për në Algjeri, shprehu besimin e tyre të plotë në këtë plan. Sipas Reuters, disa analistë besojnë se paqëndrueshmëria e fundit në tregjet e naftës bruto në botë mund të zgjidhet duke zbatuar një plan për uljen e prodhimit të naftës në mënyrë që të tërheqë investitorët në këtë treg, i cili aktualisht po punon nën nivelin e treguesve themelorë. “John Kirby”, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, të enjten, në vazhdim të luftës së fjalëve të Uashingtonit për këtë vendim të OPEC+ me Riadin, tha se ky reduktim i prodhimit të naftës do të rrisë të ardhurat e Rusisë dhe sanksionet e vendosura nga Perëndimi kundër Moskës me pretekstin e operacionit special të këtij vendi në Ukrainë do t’i bëjë më pak efektive. Për këtë çështje të dielën ka mbajtur qëndrim edhe ministri saudit i Mbrojtjes, Khaled bin Salman, i cili duke hedhur poshtë akuzat ndaj vendit të tij për mbështetjen e Rusisë për shkak të uljes së prodhimit të naftës, ka thënë se është i tronditur nga kjo akuzë. Në këtë kuadër, “Bob Menendez”, kryetari demokrat i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit të SHBA-së, bëri thirrje për ndërprerjen e bashkëpunimit me Arabinë Saudite, përfshirë edhe në fushën e shitjes së armëve në Riad. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Arabinë Saudite se është në anën e Rusisë pasi OPEC në një lëvizje shokuese vendosi të ulë prodhimin e naftës së papërpunuar, duke mbajtur çmimet e naftës të larta në një kohë kur shqetësimet globale për inflacionin po rriten.  Haitham al-Ghais, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), këmbëngul se ky është një vendim ekonomik dhe nuk ka të bëjë fare me politikën.

 


 

Tags