Peterson: OKB-ja kërkon një armëpushim të plotë në Siri
Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Ger Peterson, tha se organizata po kërkon të vendosë një armëpushim të plotë në Siri.
Sipas IRNA, Peterson në një deklaratë për gazetarët në Damask pas takimit me ministrin e Jashtëm sirian Faisal al-Maqdad, theksoi vendosmërinë e Kombeve të Bashkuara për të arritur një armëpushim të plotë në Siri. Ai i cilësoi kushtet ekonomike në Siri si shumë të këqija dhe tha se rreth 15 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare. Kjo ndodh ndërkohë që vendet perëndimore e kanë vënë Sirinë nën sanksione ekonomike. Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Sirinë tha se organizata do të veprojë për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë. “Faisal Miqdad”, ministri i Jashtëm i Sirisë, gjatë takimit me “Gir Pedersen”, të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjet siriane, praninë e vazhdueshme të pushtuesve amerikanë dhe turq në territorin sirian dhe sulmet e përsëritura të regjimit sionist në lartësitë e Golanit që janë territore siriane, i cilësoi shkelje të sovranitetit të këtij vendit. Siria pasi i quajti ato shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe kërcënime për paqen dhe sigurinë e rajonit, kërkoi nga Kombet e Bashkuara që të të luajë rolin e saj në këtë fushë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Kriza në Siri ka nisur që nga viti 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist.