Amerika liron një pjesë tjetër të rezervave të saj të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133544-amerika_liron_një_pjesë_tjetër_të_rezervave_të_saj_të_naftës
Amerika ka vendosur të lirojë një pjesë tjetër të rezervave të saj të naftës me synimin për të mbajtur çmimin e naftës të ulët.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 18, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Amerika liron një pjesë tjetër të rezervave të saj të naftës

Amerika ka vendosur të lirojë një pjesë tjetër të rezervave të saj të naftës me synimin për të mbajtur çmimin e naftës të ulët.

Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, Uashingtoni planifikon të lirojë 10 deri në 15 milionë fuçi të rezervave të naftës në mënyrë që të balancojë tregun e naftës dhe të mbajë çmimin e naftës aq të ulët sa është tani.

Më herët, vendet anëtare të OPEC + ranë dakord të ulin prodhimin e naftës me dy milionë fuçi në ditë nga nëntori, duke marrë si bazë referencë nivelet e dakorduara për gushtin.
Ky veprim tregon dëshirën e vendeve prodhuese të naftës për të parandaluar rënien e fundit të çmimeve globale.

Tani vendet perëndimore po luftojnë me rritjen e çmimeve të karburantit dhe inflacionin e lartë për shkak të embargos ndaj sektorit energjetik të Rusisë, dhe vendimi i OPEC+ për të ulur furnizimin mund të shkaktojë stagnim ekonomik në këto vende.

Kjo është në kohën kur më herët Haitham Al-Ghais, sekretari i përgjithshëm i organizatës së OPEC-ut, bëri të ditur se vendimi i OPEC+ për uljen e prodhimit të naftës ishte vendimi i duhur në kohën e duhur.