Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë si vend mbështetës të terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133576-parlamenti_i_estonisë_shpall_rusinë_si_vend_mbështetës_të_terrorizmit
Ligjvënësit në Estoni gjatë një procesi të votimit, kanë shpallur Rusinë si vend që mbështet terrorizmin për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 19, 2022 09:24 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë si vend mbështetës të terrorizmit

Ligjvënësit në Estoni gjatë një procesi të votimit, kanë shpallur Rusinë si vend që mbështet terrorizmin për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Ky vendim po ashtu ka të bëjë me veprimet që Rusia që ka marrë nga nisja e sulmit ushtarak në fund të shkurtit kundër Ukrainës, përfshirë aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

Deputetët e Parlamentit estonez votuan me 88 vota pro, asnjë kundër dhe tri abstenime për deklaratën, në të cilën thuhet se shteti “nuk do të njohë kurrë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës përmes agresionit dhe referendumeve të rreme”.

"Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë "shtet terrorist" dhe Federatën Ruse shtet që mbështet terrorizimin, veprimet e së cilës duhet të kundërshtohen. Parlamenti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë deklarata të ngjashme”, u tha në njoftim të Parlamentit të Estonisë.

“Regjimi i Putinit, me kërcënimet për sulm bërthamor, e ka shndërruar Rusinë në kërcënimin më të madh ndaj paqes në Evropë, por edhe në mbarë botën”, u shtua në këtë njoftim.

Në deklaratën e miratuar po ashtu u shpallën organizata terroriste separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonet lindore ukrainase të Donetsk dhe Luhansk, por edhe grupin e mercenarëve Vagner, që po ashtu operon në Ukrainë