Tetë vende paralajmërojnë për aktivitetet biologjike të Amerikës në Ukrainë
(last modified Wed, 19 Oct 2022 11:06:08 GMT )
Tetor 19, 2022 13:06 Europe/Tirane
  • Tetë vende paralajmërojnë për aktivitetet biologjike të Amerikës në Ukrainë

Në mbledhjen e OKB-së, tetë vende kërkuan përdorimin e të gjitha mekanizmave në dispozicion për të sqaruar informacionin në lidhje me aktivitetet biologjike ushtarake të Amerikës në Ukrainë.

Rusia në shtator të këtij viti njoftoi se ka dokumente dhe dëshmi që vërtetojnë se Pentagoni ka financuar më shumë se 30 laboratorë të armëve biologjike në Ukrainë dhe se fshehurazi janë kryer kërkime e hulumtime shumë të rrezikshme me pjesëmarrjen dhe drejtimin e ekspertëve të Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rusia së bashku me Bjellorusinë, Venezuelën, Zimbabvenë, Kinën, Kubën, Nikaraguan dhe Sirinë, në mbledhjen e Komitetit të Parë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kërkuan të merrte përgjigje për informacionin në lidhje me aktivitetet biologjike ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë.
Konstantin Vorontsov, zëvendësdrejtor i Departamentit të Mospërhapjes dhe Kontrollit të Armëve të Shkatërrimit në Masë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, lexoi deklaratën e përbashkët të këtyre vendeve. Sipas kësaj deklarate, pyetjet në lidhje me aktivitetet biologjike ushtarake të Amerikës në lidhje me funksionimin e laboratorëve biologjikë në territorin e Ukrainës, mbeten pa përgjigje.

Në deklaratën e këtyre 8 vendeve thuhet: "Ne nuk morëm përgjigje gjithëpërfshirëse që të mund të largonin përfundimisht dyshimet lidhur me këtë aktivitet dhe për rrjedhojë, pala ruse u detyrua të zgjidhte çështjen, duke organizuar një takim konsultativ për nenin 5 të Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Biologjike dhe Kimike (BTWC)".

Tags