Shkarkimi i rreth një mijë punonjësve të Microsoft
Microsoft pushoi nga puna rreth një mijë punonjës. Gazeta Axios, duke cituar një burim të informuar, njoftoi se Microsoft pushoi nga puna më shumë se 1000 punonjës në disa departamente këtë javë.
Sipas këtij raporti, me këtë veprim, Microsoft iu bashkua grupit të kompanive amerikane të teknologjisë që kanë shkurtuar ose reduktuar rekrutimin e punonjësve të rinj në mes të ngadalësimit të ekonomisë globale. Pushimet nga puna kanë prekur më pak se 1 për qind të fuqisë punëtore totale të Microsoft prej 221,000 punonjësish që nga fundi i qershorit. Në të njëjtën kohë me rënien e rritjes ekonomike botërore, e cila buron nga rritja e normave të interesit dhe inflacionit dhe i ka rrënjët në krizën ekonomike në Evropë, disa kompani aktive në fushën e teknologjisë, si Meta dhe Twitter, kanë shkurtuar fuqinë punëtore dhe kanë ulur rekrutimin e punonjësve të rinj në muajt e fundit. Sipas një sondazhi të institutit PwC, më shumë se gjysma e kompanive amerikane po planifikojnë të pushojnë nga puna punonjësit e tyre. Sondazhi përfshiu më shumë se 700 drejtues amerikan në një gamë të gjerë industrish. Rezultatet treguan se gjysma e kompanive të anketuara po reduktojnë numrin e punonjësve dhe 52% e tyre kanë zbatuar ngrirjen e punësimeve.