Ekonomia e Gjermanisë është në prag të recesionit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133726-ekonomia_e_gjermanisë_është_në_prag_të_recesionit
Gazeta gjermane Die Welt raportoi se statistikat tregojnë se ekonomia e vendit është në prag të hyrjes në recesion ekonomik.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 22, 2022 07:48 Europe/Tirane
  • Ekonomia e Gjermanisë është në prag të recesionit

Gazeta gjermane Die Welt raportoi se statistikat tregojnë se ekonomia e vendit është në prag të hyrjes në recesion ekonomik.

Gjermania, si ekonomia më e madhe e Bashkimit Evropian, aktualisht po lufton me një krizë energjetike. Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRNA, gazeta gjermane Die Welt, duke cituar statistikat dhe të dhënat e bankës qendrore të vendit, shkruante se për shkak të krizës energjetike, ekonomia gjermane është në prag të recesionit ekonomik. Më herët, kancelari gjerman Olaf Schultz, duke iu referuar përshkallëzimit të konflikteve ushtarake në Ukrainë, tha se vendet evropiane për vite me radhë do të përfshihen nga pasojat e luftës në Ukrainë. Kancelari gjerman vuri në dukje edhe efektet e luftës në fushën e sigurisë së energjisë dhe ushqimit në mbarë botën dhe pretendoi se Moska po përdor energjinë dhe urinë si armë. Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kohët e fundit paralajmëroi se Evropa vitin e ardhshëm do të përballet me një krizë më të rëndë energjetike. Më herët, në raportin tremujor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, thuhej se vendet e Bashkimit Evropian nëse ndalojnë plotësisht importin e energjisë nga Rusia duhet të reduktojnë përdorimin e energjisë me 13% gjatë muajve të dimrit. Vendosja e sanksioneve nga vendet evropiane ndaj Rusisë dhe mungesa e karburantit në shumicën e vendeve evropiane kanë shkaktuar mbylljen e shumë industrive në këto vende, veçanërisht në Gjermani. Pronarët e shumicës së industrive gjermane njoftuan se muajt e fundit po përballeshin me mungesë të energjisë elektrike dhe gazit, gjë që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në të ardhmen.