Ulje 85% e fuqisë blerëse të britanikëve në furnizimin me ushqime
(last modified Sat, 22 Oct 2022 05:48:50 GMT )
Tetor 22, 2022 07:48 Europe/Tirane
  • Ulje 85% e fuqisë blerëse të britanikëve në furnizimin me ushqime

Sipas një studimi të ri, 85% e britanikëve kanë reduktuar blerjet e ushqimit për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Britanikët prej muajsh janë nën presion për shkak të rritjes së çmimeve. Inflacioni në MB është aktualisht në një nivel që nuk është parë në dyzet vitet e fundit. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë janë një nga arsyet e rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në Britaninë e Madhe. Sipas Press TV, në këtë hulumtim të bërë nga Unioni Britanik për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit, thuhet se 85% e britanikëve që nga gushti kanë ulur shpenzimet e ushqimit. Në fund të fundit, në këtë raport është përmendur se njerëzit janë kthyer drejt blerjes së ushqimeve më të reklamuara dhe më të lira dhe kanë reduktuar blerjen e ushqimeve më të shtrenjta. Ekonomisti dhe autori britanik Steve Kane për këtë tha: “Britania është një importuese ushqimore dhe rreth gjysmën e ushqimit të saj e importon nga jashtë.  Pavarësisht zhvillimit të energjisë së rinovueshme në Mbretërinë e Bashkuar, vendi është ende shumë i varur nga importet e naftës. Ekonomia britanike është jashtëzakonisht e cenueshme dhe për shkak të pabarazisë së madhe të të ardhurave në MB, të paktën dyzet për qind e popullsisë ka falimentuar për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve." “Paqëndrueshmëria politike në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht pasiguria për të ardhmen e kryeministrit, i ka përkeqësuar problemet ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar. Boris Johnson dha dorëheqjen për skandalin e partisë dhe Lisa Truss dha dorëheqjen pas 44 ditësh. Tani Partia Konservatore po përpiqet të gjejë një kandidat që do të menaxhojë deri diku inflacionin dhe do t'i japë fund krizës që po përfshin vendin.

Tags