Lukashenko: Bjellorusia nuk ka ndërmend të luftojë me askënd
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133778-lukashenko_bjellorusia_nuk_ka_ndërmend_të_luftojë_me_askënd
Presidenti i Bjellorusisë tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me askënd, sepse Minsku nuk ka nevojë për luftë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2022 04:49 Europe/Tirane
  • Lukashenko: Bjellorusia nuk ka ndërmend të luftojë me askënd

Presidenti i Bjellorusisë tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me askënd, sepse Minsku nuk ka nevojë për luftë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Aleksandër Lukashenko, gjatë një vizite në produktet ushtarako-industriale në rajonin e Brestit, diskreditoi edhe një herë informacionin e publikuar në rrjetet sociale se Bjellorusia po kryen operacione të fshehta ushtarake dhe theksoi që të mos u kushtohet vëmendje pretendimeve të këtilla.  Lukashenko shtoi: Sot nuk do të shkojmë askund. Nuk ka luftë për momentin. Ne nuk kemi nevojë për të.  Para kësaj, presidenti i Bjellorusisë ka deklaruar shumë herë se nuk ka nevojë të mobilizohen forcat ushtarake në Bjellorusi.  Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi gjithashtu se, nëse është e nevojshme, mund të mobilizojë një rezervë prej 500,000 trupash të trajnuar.  Bjellorusia nuk e ka fshehur bashkëpunimin e saj me Rusinë në luftën kundër Ukrainës, por thotë se nuk i ka dhënë asnjë forcë Rusisë. Megjithatë, zyrtarët e Kievit pretendojnë se ka pasur disa sulme me raketa nga Bjellorusia në Ukrainë, një akuzë e mohuar nga qeveria e Minskut.