Papa Françesko kërkon t'i jepet fund tmerrit të armëve bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133928-papa_françesko_kërkon_t'i_jepet_fund_tmerrit_të_armëve_bërthamore
Lideri i katolikëve të botës ditën e martë në Romë së bashku me liderët e tjerë fetarë, ka kërkuar vendosjen e paqes dhe ka kërkuar nga fuqitë e botës që t'i japin fund tmerrit të armëve bërthamore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 26, 2022 16:05 Europe/Tirane
  • Papa Françesko kërkon t'i jepet fund tmerrit të armëve bërthamore

Lideri i katolikëve të botës ditën e martë në Romë së bashku me liderët e tjerë fetarë, ka kërkuar vendosjen e paqes dhe ka kërkuar nga fuqitë e botës që t'i japin fund tmerrit të armëve bërthamore.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se njëkohësisht me rritjen e shqetësimeve për përdorimin e armëve bërthamore në luftën e Ukrainës, Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës, së bashku me disa liderë të tjerë të feve të tjera, në një thirrje publike, deklaroi: "Paqja është e shenjtë dhe lufta nuk është e shenjtë. Nëse njerëzimi nuk do ta zhdukë luftën, atëherë lufta do ta zhdukë njerëzimin. 60 vite më parë, gjatë krizës raketore të Kubës në tetor të vitit 1962, bota ishte dëshmitare e një luftë të mundshme bërthamore dhe tani pas 8 muaj të fillimit të luftës në Ukrainë, luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës dhe aleatëve perëndimorë të Ukrainës, edhe njëherë është ngritur alarmi për shpërthimin e një lufte bërthamore në botë".

Në thirrjen publike të këtyre liderëve fetarë theksohet: "Para se të bëhet shumë vonë, duhet të zhvillohen negociata të cilat do të mund të rezultojnë në një rrugëzgjidhje të drejtë për vendosjen e paqes së qëndrueshme".

Shqetësimi i liderëve fetarë për një tmerr bërthamor që sipas të gjitha gjasave lidhet me luftën e Rusisë dhe Ukrainës ku mund të shkohet deri në përdorimin e armëve bërthamore, është diskutuar në një takim të zhvilluar ditën e martë për përhapjen e paqes botërore në Romë të Italisë.