Rusia sërish paralajmëron për "bombën e pistë" të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133950-rusia_sërish_paralajmëron_për_bombën_e_pistë_të_ukrainës
Mes tensioneve të shtuara midis Rusisë dhe vendeve perëndimore të udhëhequra nga SHBA për luftën në Ukrainë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, në një video-telefonatë me homologët e tij kinezë dhe indianë, ka dhënë alarmin se Ukraina po përgatit një provokim duke përdorur një "bombë të pistë".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2022 17:20 Europe/Tirane
  • Rusia sërish paralajmëron për

Mes tensioneve të shtuara midis Rusisë dhe vendeve perëndimore të udhëhequra nga SHBA për luftën në Ukrainë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, në një video-telefonatë me homologët e tij kinezë dhe indianë, ka dhënë alarmin se Ukraina po përgatit një provokim duke përdorur një "bombë të pistë".

“U diskutua për situatën në Ukrainë. Gjenerali i ushtrisë Sergei Shoigu i përcolli homologut të tij kinez Wei Fenghe shqetësimet rreth provokimeve të mundshme nga Ukraina me përdorimin e një ‘bombë të pistë’”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë të mërkurën. Shoigu më herët të mërkurën kishte shprehur të njëjtin shqetësim në një telefonatë me ministrin e Mbrojtjes të Indisë Rajnath Singh. Singh i tha homologut të tij rus se armët bërthamore nuk duhet të përdoren nga asnjë palë në luftë. Shoigu bëri gjithashtu të njëjtin paralajmërim më 23 tetor në telefonatat me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Turqia. Moska pretendon se Ukraina po zhvillon një "bombë të pistë" në territorin e saj, duke thënë se Kievi ishte në "fazën përfundimtare" të zhvillimit të një bombe të tillë. Një "bombë e pistë" përbëhet nga elementë radioaktivë që krijojnë ndotje radioaktive në zona të mëdha dhe potencialisht gjithashtu çojnë në sëmundje të rrezatimit pas shpërthimit.