Rusia: Nëse nevojitet, do t’i godasim edhe satelitët perëndimorë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134016-rusia_nëse_nevojitet_do_t’i_godasim_edhe_satelitët_perëndimorë
Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se në rast se shtetet perëndimore do t’i përdorin satelitët tregtarë për ndërhyrje në luftën e Ukrainës, atëherë Moska e konsideron të drejtë ligjore për të goditur satelitët perëndimorë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2022 10:18 Europe/Tirane
  • Rusia: Nëse nevojitet, do t’i godasim edhe satelitët perëndimorë

Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se në rast se shtetet perëndimore do t’i përdorin satelitët tregtarë për ndërhyrje në luftën e Ukrainës, atëherë Moska e konsideron të drejtë ligjore për të goditur satelitët perëndimorë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë edhe njëherë ka paralajmëruar Amerikën dhe shtetet e tjera perëndimore në lidhje me ndërhyrjen në luftën e Ukrainës.

Konstantin Vorontsov, shef i Departamentit për Mospërhapjen dhe Kontrollit të Armëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, deklaroi se nëse satelitët tregtarë të Amerikës dhe aleatëve të saj përdoren në luftën në Ukrainë, ata mund të bëhen objektiva legjitime për Rusinë.

Ky funksionar i lartë i Rusisë ka deklaruar pranë komitetit të parë të OKB se Amerika dhe aleatët e saj po përpiqen nëpërmjet hapësirës ta vendosin hegjemoninë perëndimore. Prandaj, përdorimi i satelitëve tregtar të Perëndimit për të ndihmuar intensifikimin e veprimeve luftarake në Ukrainë, është një proces shumë i rrezikshëm që po ndjek perëndimi. Konstantin Vorontsov në fjalën e tij pranë këtij komiteti të OKB, theksoi: “Infrastruktura civile të cilën po e shfrytëzon perëndimi për të ndërhyrë në luftën e Ukrainës, mund të bëhet një objektiv i ligjshëm i Rusinë për kryerjen e sulmeve hakmarrëse. Rusia e konsideron provokues veprimin e Perëndimit për të përdorur satelitë të tillë për mbështetjen e Ukrainës”.