Largimi i civilëve nga qyteti Kherson ka përfunduar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134026-largimi_i_civilëve_nga_qyteti_kherson_ka_përfunduar
Kreu i Republikës së Krimesë Sergei Aksyonov ka njoftuar se të gjithë civilët në rajonin Kherson janë evakuuar për shkak të sulmeve të forcave të Kievit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2022 16:44 Europe/Tirane
  • Largimi i civilëve nga qyteti Kherson ka përfunduar

Kreu i Republikës së Krimesë Sergei Aksyonov ka njoftuar se të gjithë civilët në rajonin Kherson janë evakuuar për shkak të sulmeve të forcave të Kievit.

Forcat e Kievit kanë sulmuar forcat e Rusisë në qytetin jugor të Khersonit në mes të intensifikimit të luftimeve në lindje të vendit. "Puna për organizimin e banorëve që largohen nga ana e majtë e lumit Dnieper në rajone të sigurta të Rusisë ka përfunduar," tha Aksyonov, pasi ai vizitoi rajonin i shoqëruar nga Sergei Kiriyenko zëvendës-shefi i parë i stafit të presidentit rus Vladimir Putin. Kreu i rajonit Kherson, Vladimir Saldo tha se të paktën 70,000 njerëz kishin lënë shtëpitë e tyre në rajon brenda një jave. Ushtria ukrainase tha se Rusia po grumbullon trupa në anën e djathtë të bregut të Lumit Dniepër, teksa të dyja palët po bëhen gati për atë që mund të jetë beteja kyçe për qytetin jugor të Khersonit. Forcat ukrainase kanë rrethuar Khersonin nga perëndimi dhe po sulmojnë forcat ruse që gjenden në anën e djathtë të bregut të Lumit Dniepër. Megjithatë, zyrtarët thanë se moti i keq dhe terreni i vështirë kanë ngadalësuar përparimin e ushtrisë ukrainase në Kherson. Khersoni ka një rëndësi të madhe strategjike, pasi është rruga e vetme tokësore që çon drejt Gadishullit të Krimesë të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.