Shembet ura në Indi, 40 të vdekur dhe 100 të zhdukur
Tetor 30, 2022 17:34 Europe/Tirane
Një urë këmbësorësh është shembur në Indi ditën e sotme, ku janë plagosur qindra njerëz dhe kanë humbur jetën dhjetëra të tjerë.
Mediat vendase bëjnë me dije se 40 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 janë zhdukur, ndërsa shumë trupa pa jetë ndodhen ende në ujë, pasi në momentin e aksidentit në urë ishin rreth 400 persona. Ende nuk dihet arsyeja e shembjes së urës ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes. Kryeministri indian Narendra Modi urdhëroi që të sigurohet e gjithë ndihma e nevojshme, si dhe të ndahen 200,000 rupi për familjet e të vdekurve dhe 50,000 rupi për të plagosurit.
Tags