Lula da Silva fitoi zgjedhjet presidenciale në Brazil
(last modified Mon, 31 Oct 2022 12:00:06 GMT )
Tetor 31, 2022 13:00 Europe/Tirane
  • Lula da Silva fitoi zgjedhjet presidenciale në Brazil

Lula da Silva ka fituar zgjedhjet presidenciale braziliane në garën kundër Jair Bolsonaro pas numërimit të rreth 99% të votave.

Të dielën në Brazil u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe qytetarët brazilianë dolën në kutitë e votimit për të zgjedhur 12 guvernatorët e vendit. Sipas IRNA, mediat njoftuan se da Silva në raundin e dytë të zgjedhjeve ia doli të bëhej sërish president i Brazilit duke fituar 50.8% të votave kundrejt 49.2% të rivalit të tij. Da Silva mundi të merrte 60 milionë e 341 mijë e 198 vota dhe Bolsonaro mundi të merrte vetëm 58 milionë e 203 mijë e 620 vota. 77-vjeçari da Silva do të fillojë mandatin e tij të tretë katërvjeçar si president. Ai ishte president i Brazilit midis 2003 dhe 2011. Ai kandidoi edhe për zgjedhjet e vitit 2018, por për shkak se akuzohej për korrupsion dhe pastrim parash, nuk mundi të merrte pjesë në zgjedhje dhe u burgos për korrupsion. Por në zgjedhjet aktuale, pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, ai mundi të hyjë në zgjedhje. Shumica e grave, të varfërve, të krishterëve katolikë dhe popullit të Brazilit verilindor, të cilët janë ruralë, konsiderohen si mbështetës të Da Silvës.

Tags