BP njofton: Britania ka rezerva gazi vetëm për 9 ditë
(last modified Mon, 31 Oct 2022 12:00:08 GMT )
Tetor 31, 2022 13:00 Europe/Tirane
  • BP njofton: Britania ka rezerva gazi vetëm për 9 ditë

Kompania British Petroleum njoftoi se, meqenëse vëllimi i rezervave britanike të gazit është zvogëluar shumë, është detyruar të përdorë një fushë gazi të quajtur Rough.

Sipas gazetës Vatan, raportet tregojnë se Britania ka rezerva gazi vetëm për nëntë ditët e ardhshme. Për të plotësuar nevojat dimërore të vendit, British Petroleum duhet të bëjë nxjerrjen e gazit nga  fusha e quajtur Rough, e cila ndodhet pranë bregut Yorkshire në Detin e Veriut. Ky veprim do të rrisë kapacitetin e rezervave britanike të gazit me 50% dhe është shumë jetik për furnizimin e vendit me gaz në sezonin e dimrit. British Petroleum, ka njoftuar se për shkak të shqetësimeve për mungesën e thellë të gazit në Mbretërinë e Bashkuar, nxjerrja e gazit nga fusha Rough nuk do të zgjidhë të gjithë krizën për sezonin e dimrit. BP ka bërë të ditur se ndër vendet evropiane, Britania është një nga vendet që ka sasinë më të ulët të rezervave të gazit. Pronari i BP ka paralajmëruar se i kanë mbetur vetëm nëntë ditë rezerva gazi.  Ndërkohë që Britania ka rezerva gazi vetëm për 9 ditë, rezervat e gazit të Gjermanisë janë të mjaftueshme për 89 ditë dhe rezervat e gazit të Francës mjaftojnë për 103 ditë, ndërsa Holanda ka rezerva gazi për 123 ditë.

Tags