Hidrocentralet e Ukrainës objektivi i sulmeve të sotme ruse
Njëkohësisht me përshkallëzimin e tensioneve mes Moskës dhe Kievit, sulmet ajrore ruse ndaj hidrocentraleve në Ukrainë ndërprenë të hënën rrjetin e shpërndarjes së ujit dhe energjisë elektrike në këtë vend, veçanërisht në Kiev.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, pas sulmeve masive të Rusisë në infrastrukturën kritike të Ukrainës, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan edhe një herë në të gjithë vendin dhe u raportuan gjithashtu shpërthime të shumta. Të hënën, më 31 tetor, kryeministri i Ukrainës, Deniz Shmihal, njoftoi se raketat dhe dronët e ushtrisë ruse kanë shënjestruar më shumë se 10 provinca dhe 18 objekte energjetike në 24 orët e fundit. Vitaly Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, konfirmoi dëmtimin e disa objekteve jetike të qytetit dhe ndërprerjet e energjisë në disa zona dhe njoftoi se rreth 80% e banorëve të Kievit u përballën me mungesën e ujit dhe njerëzit u rreshtuan për të blerë ujë nga dyqanet. Ai shtoi: Një objekt i infrastrukturës energjetike që furnizon me energji elektrike rreth 350,000 apartamente në kryeqytetin e Ukrainës është dëmtuar dhe ekspertët po e rikthejnë atë në rrjetin e burimeve të prodhimit të energjisë.