Marrëveshje e madhe e armëve e Algjerisë me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134198-marrëveshje_e_madhe_e_armëve_e_algjerisë_me_rusinë
Burimet mediatike raportuan se Algjeria po nënshkruan një marrëveshje të madhe armësh me Rusinë në vlerë 12-17 miliardë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2022 14:36 Europe/Tirane
  • Marrëveshje e madhe e armëve e Algjerisë me Rusinë

Burimet mediatike raportuan se Algjeria po nënshkruan një marrëveshje të madhe armësh me Rusinë në vlerë 12-17 miliardë dollarë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, të dy vendet po negociojnë për të nënshkruar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes për furnizimin e nevojave të armatimit të Algjerisë nga Rusia për 10 vjet, e cila supozohet të nënshkruhet gjatë vizitës së ardhshme në dhjetor të presidentit algjerian Abd al-Maxhid al-Tabun në Moskë. Sipas këtij raporti, komandantët ushtarakë algjerianë po kërkojnë në mënyrë specifike të blejnë avionët luftarakë Sukhoi 57, Sukhoi 34 dhe Sukhoi 30 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S400, Viking dhe Antei-4000. Gjithashtu, qeveria algjeriane po përgatit një plan për të rritur buxhetin ushtarak të vendit me 130 për qind në vitin 2023, në shumën 22.6 miliardë dollarë, që është buxheti më i lartë ushtarak i një vendi në Afrikë.