Nis hetimi i agjencisë atomike për "bombën radioaktive" të Ukrainës
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike njoftoi se ka nisur inspektimet e dy objekteve bërthamore në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të hënën tha: Se këtë javë do të shpallë rezultatet paraprake të inspektimit të dy objekteve bërthamore në Ukrainë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një postim të cituar nga Grossi në Twitter, njoftoi se ekspertët e agjencisë me kërkesë të qeverisë së Kievit kanë filluar një inspektim në dy objekteve bërthamore në Ukrainë dhe hetimi i tyre do të përfundojnë së shpejti. Grossi më parë kishte njoftuar se ekspertë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të vizitonin dy vende në Ukrainë pasi Rusia pretendoi se po atje po prodhohej bombë radioaktive. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë gjithashtu tha se inspektorët e IAEA një muaj më parë vizituan një nga këto objekte ukrainase dhe nuk gjetën aktivitete të padeklaruara ose materiale bërthamore.