Medvedev paralajmëron shpërthimin e luftës botërore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134282-medvedev_paralajmëron_shpërthimin_e_luftës_botërore
Anëtari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse theksoi se vendet perëndimore po e shtyjnë botën drejt një lufte botërore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2022 03:44 Europe/Tirane
  • Medvedev paralajmëron shpërthimin e luftës botërore

Anëtari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse theksoi se vendet perëndimore po e shtyjnë botën drejt një lufte botërore.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Dmitry Medvedev, anëtari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, të martën në kanalin e tij Telegram shkroi se e vetmja fitore e plotë dhe përfundimtare e Rusisë në Ukrainë është një garanci për të parandaluar konfliktin global tek e cila Perëndimi po e çon botën. Medvedev sqaroi se një gjë e tillë është një arsye e drejtpërdrejtë për zbatimin e paragrafit 19 të parimeve të politikës shtetërore të Federatës Ruse në fushën e parandalimit bërthamor. Anëtari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse qasjen e Perëndimit e vlerësoi si një nxitje të drejtpërdrejtë të një lufte botërore duke përdorur armë bërthamore. Medvedev aleatëve të Rusisë u tha: Qëllimi i Ukrainës në luftës është kthimi i të gjitha tokave që i përkisnin asaj më parë dhe kjo do të thotë kërcënim kundër Rusisë dhe ekzistencës së vendit tonë. Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë (24 shkurt), autoritetet perëndimore dhe amerikane kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për përdorimin e armëve bërthamore dhe kanë paralajmëruar për këtë. Këtë akuzë Rusia e ka mohuar vazhdimisht. Nga ana tjetër, duke iu referuar lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pritet që Rusia të lëshojë raketa në stërvitjet vjetore të forcave të saj strategjike bërthamore.