Kievi në prag të errësirës së plotë, evakuohet i gjithë qyteti
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134456-kievi_në_prag_të_errësirës_së_plotë_evakuohet_i_gjithë_qyteti
Si pasojë e shkatërrimit të një pjese të rëndësishme të infrastrukturave të energjisë elektrike të Ukrainës gjatë sulmeve të Rusisë, autoritetet e Kievit sipas të gjitha gjasave do të detyrohen që për të kompensuar një pjesë të dobësive të tyre, ta fusin kryeqytetin e Ukrainës në errësirë të plotë dhe ta evakuojnë këtë qytet plotësisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2022 08:59 Europe/Tirane
  • Kievi në prag të errësirës së plotë, evakuohet i gjithë qyteti

Si pasojë e shkatërrimit të një pjese të rëndësishme të infrastrukturave të energjisë elektrike të Ukrainës gjatë sulmeve të Rusisë, autoritetet e Kievit sipas të gjitha gjasave do të detyrohen që për të kompensuar një pjesë të dobësive të tyre, ta fusin kryeqytetin e Ukrainës në errësirë të plotë dhe ta evakuojnë këtë qytet plotësisht.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se si pasojë e disfatës dhe humbjeve të rënda të Ukrainës përball Rusisë dhe shkatërrimit të infrastrukturave të energjisë elektrike të këtij vendi gjatë sulmeve raketore të Moskës, gazeta amerikane "New York Times" në një raport të saj ka shkruar: "Në kohën kur qeveria e Ukrainës po përpiqet ta ruajë rrjetin e energjisë elektrike i cili ka pësuar dëme shumë të mëdha në sulmet raketore të Rusisë, autoritetet e Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, thonë se janë duke planifikuar dhe përgatitur për një lëvizje të mundshme e cila dikur as që mund të mendohej dhe kjo lëvizje është futja e qytetit në errësirë të plotë dhe kjo lëvizje kërkon evakuimin e rreth 3 milionë njerëzve që kanë mbetur akoma në këtë qytet".

Në raportin e "New York Times" thuhet se situata është shumë kritike në kryeqytetin e Ukrainës dhe 40% e infrastrukturës së energjisë elektrike të Ukrainës është dëmtuar ose është shkatërruar tërësisht dhe punonjësit e komunës së Kievit janë duke krijuar 1000 vendstrehime të ngrohta të cilat sipas të gjitha gjasave mund të shndërrohen në vendstrehime të përhershme. Njëkohësisht me këtë, inxhinierët ukrainas janë duke bërë përpjekje që t'i riparojnë centralet e dëmtuara gjatë bombardimeve pa pasur në dispozicion pajisjet e nevojshme.

Kompania kombëtare e energjisë së Ukrainës të shtunën ka deklaruar se për të parandaluar shkatërrimit e plotë të rrjetit të energjisë elektrike të Ukrainës, është e detyruar të zbatojë reduktime duke ndërprerë energjinë elektrike sipas radhës në shtatë zona.