Rusia paralajmëron regjimin sionist për dërgimin e armëve në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134458-rusia_paralajmëron_regjimin_sionist_për_dërgimin_e_armëve_në_ukrainë
Autoritetet e Moskës kanë paralajmëruar Tel Avivin në lidhje me dërgimin e çfarëdo lloj sistemi të mbrojtjes kundërajrore në Kiev.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2022 09:18 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron regjimin sionist për dërgimin e armëve në Ukrainë

Autoritetet e Moskës kanë paralajmëruar Tel Avivin në lidhje me dërgimin e çfarëdo lloj sistemi të mbrojtjes kundërajrore në Kiev.

Agjencia e lajmeve Bloomberg ka njoftuar se Rusia ka paralajmëruar regjimin sionist se nëse do të dërgojë sisteme të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë, Moska do të reagojë.

Bloomberg në një raport ka shkruar: "Rusia ka theksuar se regjimi sionist nëse në mënyrë të drejtpërdrejtë do të dërgojë armë për Ukrainën ose nëse armët e regjimit sionist nëpërmjet një pale të tretë do të dërgohen në Ukrainë, Tel Avivi do të përballet me reagimin e ashpër të Moskës".

Bloomberg ka vë në dukje paralajmërimin e Dmitry Medvedev, shefit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë, për regjimin sionist i cili ka theksuar se nëse kryhet një veprim i tillë nga ana e Tel Avivit, mund të shkatërrojë marrëdhëniet e regjimit sionist me Rusinë.

Dmitry Medvedev edhe më parë e ka paralajmëruar regjimin sionist në lidhje me dërgimin e armëve në Ukrainë dhe ka thënë: "Ky do të jetë një veprim shumë i marrë. Siç duket regjimi sionist do të dërgojë armatime në Kiev dhe ky veprim do të jetë një veprim shumë i keq dhe i pamatur i cili do të shkatërrojë të gjitha marrëdhëniet tona".