Ushtria e Rusisë evakuon tërësisht qytetin Kherson
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134460-ushtria_e_rusisë_evakuon_tërësisht_qytetin_kherson
Moska ka evakuuar të gjithë banorët e qytetit Kherson  dhe pritet të zhvillohet një luftë e ashpër në këtë qytet pasi forcat ukrainase po i afrohen këtij qyteti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2022 09:36 Europe/Tirane
  • Ushtria e Rusisë evakuon tërësisht qytetin Kherson

Moska ka evakuuar të gjithë banorët e qytetit Kherson  dhe pritet të zhvillohet një luftë e ashpër në këtë qytet pasi forcat ukrainase po i afrohen këtij qyteti.

Gazeta britanike "The Guardian" ka shkruar se pasuria e qytetit Kherson është duke u zhdukur shumë shpejtë. Kjo gazetë britanike pretendon se "forcat ruse po marrin me vete të gjithë automjetet e ambulancave, automjetet, traktorët dhe të gjitha mjetet e tjera private". "Madje forcat ruse kanë marrë me vete edhe veprat kulturor siç janë materialet e arkivit, pikturat dhe skulpturat e muzeut të artit dhe kulturës lokale duke mos përjashtuar as kockat e dashnorit të Katrinës së Madhe, Gregori Putmekin, të cilat i kanë nxjerr nga një arkivol në kishën e madhe të Sh. Katrin dhe nëpërmjet lumit Dnieper i kanë dërguar ato në brigjet e majta të Khersonit. Forcat ruse kanë evakuuar edhe banorët lokal në emër të një misionit të shpëtimit humanitar", shkruan ndër të tjera kjo media britanike.

Në Kherson është ndaluar qarkullimi i njerëzve. Askush nuk e di se sa banorë kanë mbetur tani në këtë qytet.