Michigani i Amerikës zhytet në errësirë
Nëntor 07, 2022 07:57 Europe/Tirane
Stuhia zhyti në errësirë pjesë të mëdha të shtetit amerikan të Miçiganit.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRNA të hënën, një stuhi e fortë në shtetin amerikan të Miçiganit ndërpreu rrjetin elektrik të më shumë se 120 mijë abonentëve. Kjo stuhi, shpejtësia e së cilës arriti në 100 kilometra në orë, mbrëmjen e së dielës goditi juglindjen e Miçiganit. Intensiteti i stuhisë në disa zona ka qenë aq i fortë, saqë ka përmbysur shtyllat e energjisë elektrike. Zyrtarët e Departamentit të Energjisë së Shtetit të Miçiganit paralajmëruan njerëzit në këto zona që të shmangin afrimin e tyre me linjat e transmetimit të energjisë.
Tags