Italianët kërkuan ndalimin e dërgimit të armëve në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134492-italianët_kërkuan_ndalimin_e_dërgimit_të_armëve_në_ukrainë
Dhjetëra mijëra italianë mbajtën demonstrata në qytetin e Romës (kryeqytet) dhe i kërkuan qeverisë së sapozgjedhur të ndalonte dërgimin e armëve në Ukrainë për luftën me Rusinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 07, 2022 07:57 Europe/Tirane
  • Italianët kërkuan ndalimin e dërgimit të armëve në Ukrainë

Dhjetëra mijëra italianë mbajtën demonstrata në qytetin e Romës (kryeqytet) dhe i kërkuan qeverisë së sapozgjedhur të ndalonte dërgimin e armëve në Ukrainë për luftën me Rusinë.

Italia ka mbështetur anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës dhe i ka ofruar armë këtij vendi. Kryeministrja e re e djathtë e Italisë, Giorgia Meloni, gjithashtu ka thënë se nuk do të ketë ndryshim në këtë politikë dhe se Roma së shpejti do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë. Por disa presona, përfshirë ish-kryeministrin Giuseppe Conte, kanë thënë se Italia duhet të rrisë negociatat në vend. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Roberto Zanotto, një nga qytetarët italianë protestues tha: “Armët fillimisht u dërguan sepse kjo do të parandalonte përshkallëzimin e tensionit, por me kalimin e 9 muajve, kjo luftë është përshkallëzuar. Shikoni faktet. “Dërgimi i armëve nuk do të ndihmojë në ndalimin e luftës, armët do të ndihmojnë në intensifikimin e luftës”. Edhe Sara Gianpietro, një nga studentet italiane, tha se me armatimin e Ukrainës konflikti është zgjatur dhe ka pasoja ekonomike për Italinë.  Ndërkohë, ministrat e jashtëm të Grupit G7, përfshirë Italinë, u zotuan të premten e kaluar se të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Disa burime lajmesh raportuan se Ukraina ka konfirmuar se ka marrë artileri të rëndë me rreze të gjatë nga Italia dhe se qeveria e re e Giorgia Melonit po përgatit gjithashtu të dërgojë një paketë të gjashtë të ndihmës ushtarake, e cila pritet të miratohet në ditët në vijim. Kanë kaluar 9 muaj nga lufta në Ukrainë me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje kulturore dhe vendet perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë.