Polonia: Më nuk do t'i japim privilegje Komisionit Evropian
(last modified Mon, 07 Nov 2022 13:38:28 GMT )
Nëntor 07, 2022 14:38 Europe/Tirane
  • Polonia: Më nuk do t'i japim privilegje Komisionit Evropian

Presidenti i Polonisë ka deklaruar se Varshava më nuk do t'i japë privilegje Komisionit Evropian.

Në muajin qershor, Komisioni i Evropës ka dhënë pëlqimin për planin për përmirësimin ekonomik pas pandemisë Corona për Poloninë dhe për këtë qëllim ka ndarë një buxhet rreth 35 miliardë euro. Edhe pse Bashkimi Evropian po vazhdon pretendimet e veta se Varshava nuk po ndjek sundimin e ligjit të Evropës, plani i Polonisë është miratuar me vonesë. Edhe pse Ursula Von Der Leine, kryetarja e Komisionit Evropian, ka theksuar se Bashkimi Evropian do ta vendosë këtë buxhet në dispozicion të Polonisë vetëm në rast se ky vend do të zbatojë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Andrzej Duda, presidenti i Polonisë, ditën e diele në reagim ndaj këtyre deklaratave të kryetares së Komisionit Evropian, ka deklaruar: "Unë më nuk do të ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim. Për aq sa unë e di, ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet për të marrë këtë buxhet. Ne po presim që të paguhet ky buxhet për Poloninë".

Presidenti i Polonisë shtoi: "Ne besojmë se në Bruksel po sundon që një grup i politikanëve të majtë liberal dhe kërkojnë që të ndryshojë pushteti në Poloni".

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian ka bllokuar 100 milion euro nga buxheti i Bashkimit Evropian për Poloninë.

Tags