Finlanda: Nuk lejojmë dislokimin e armëve bërthamore
(last modified Mon, 07 Nov 2022 15:24:57 GMT )
Nëntor 07, 2022 16:24 Europe/Tirane
  • Finlanda: Nuk lejojmë dislokimin e armëve bërthamore

Presidenti i Finlandës ka deklaruar se pas anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike (NATO), nuk do të lejojmë dislokimin e armëve bërthamore në këtë vend.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, të shtunën kishte thënë se ky koalicion ushtarak nuk ka program për ndryshimin e qëndrimeve dhe ridislokimin e armëve bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sauli Niinistö, presidenti i Finlandës, ditën e hënë ka deklaruar se kurdoherë që të anëtarësohet Finlanda në NATO, nuk do të lejojë dislokimin e armëve bërthamore në territorin e saj.

Sauli Niinistö në lidhje me procesin e anëtarësimit të Finlandës në NATO, ka thënë se nuk ka shqetësime në lidhje me periudhën e përkohshme para anëtarësimit në NATO, për arsye se 28 vende anëtare të NATO-s kanë konfirmuar se Finlanda dhe Suedia i plotësojnë kushtet për anëtarësim në NATO.

Ai shtoi se kritika e Turqisë ndaj dy anëtarëve që kërkojnë anëtarësimin në NATO më shumë ka të bëjë me veprimet dhe politikat e Suedisë, dhe jo me Finlandën, prandaj Helsinki nuk dëshiron të ndryshojë veprimet e veta përball kërkesave të Ankarasë.

Presidenti i Finlandës ka shtuar se vendi i tij nuk i ka ndihmuar organizatat kurdë që janë kundër Turqisë, por kurdëve u ka ndihmuar vetëm nëpërmjet ndihmave ndërkombëtare dhe këtë veprim do ta vazhdojë.

Tags