Ukraina merr sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134532-ukraina_merr_sistemet_e_avancuara_të_mbrojtjes_ajrore
 Sistemet e reja të avancuara të mbrojtjes ajrore kanë mbërritur në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2022 14:12 Europe/Tirane
  • Ukraina merr sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore

 Sistemet e reja të avancuara të mbrojtjes ajrore kanë mbërritur në Ukrainë.

Sistemet e reja të mbrojtjes ajrore të ofruara nga aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë mbërritur në vend, kjo gjë u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës. “Këto armë do të forcojnë ndjeshëm #UAarmy dhe do ta bëjnë qiellin tonë më të sigurt. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë objektivat e armikut që na sulmojnë. Faleminderit partnerëve tanë: Norvegjisë, Spanjës dhe SHBA-së”,  shkroi Oleksii Reznikov në Twitter. Sipas analistëve, Rusia ka përdorur qindra dronë të armatosur për të synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke ndërprerë ujin dhe energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz.