Suedia do t'i plotësojë kushtet e Turqisë për anëtarësim në NATO
(last modified Tue, 08 Nov 2022 12:06:40 GMT )
Nëntor 08, 2022 13:06 Europe/Tirane
  • Suedia do t'i plotësojë kushtet e Turqisë për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara të martën, në një tentim për ta bindur Turqinë t’i japë fund kundërshtimit për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, Suedia dhe Finlanda i dhanë fund politikës së tyre të kahershme të neutralitetit dhe aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake.

Por, Turqia e ka penguar ratifikimin e kërkesës së tyre, duke i akuzuar se po strehojnë militantë të jashtëligjshëm kurdë.

Erdogan, i cili synon të rizgjidhet president vitin e ardhshëm, është në një pozitë të mirë, pasi e ka bindur homologun e tij rus, Vladimir Putin, të mos i bllokojë më eksportet e drithërave nga Ukraina.

Ai dhe Kristersson do të takohen në pallatin presidencial në orën 15:15 dhe pastaj do të mbajnë konferencë për media.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e vizitoi Ankaranë javën e kaluar për ta shtyrë përpara kërkesën e Suedisë dhe Finlandës.

“Anëtarësimi i tyre do ta bëjë aleancën tonë më të fuqishme dhe popujt tanë më të sigurt”, tha ai, duke shtuar se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO “do t’ia dërgonte Rusisë një mesazh të qartë”.

Stoltenberg theksoi se dy vendet kishin pranuar t’i bëjnë disa koncesione ndaj Turqisë qysh në qershor, përfshirë këtu kërkesën e Turqisë që “të dyshuarit për terrorizëm” të deportohen ose ekstradohen.

Tags