Dhjetëra shtete duan të bashkohen në aleancën BRICS
(last modified Tue, 08 Nov 2022 18:58:29 GMT )
Nëntor 08, 2022 19:58 Europe/Tirane
  • Dhjetëra shtete duan të bashkohen në aleancën BRICS

Agjencia ruse Tass shkruante se vendet anëtare të BRICS do të nisin negociatat për diskutimin e kritereve dhe parimeve për zgjerimin e mundshëm të kësaj aleance, siç pohoi Lavrov në takimin me homologun indian Subrahmanyam Jaishankar.

“Interesimi për këtë shoqatë globale është i lartë dhe vazhdon të rritet”, tha sot ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov duke theksuar se shtete si Algjeria, Argjentina e Irani duan të bashkohen në bllok. “Para se të flasim sesi apo kur do të nisë zgjerimi i BRICS, duhet të negociojmë kushtet dhe të diskutojmë aplikimet mes pesë vendeve anëtare”, tha Lavrov. “Duke parë që kemi marrë aplikime zyrtare ne sigurisht presim që negociatat e kritereve të mos zgjasin shumë, por duhet të kuptojmë si do të funksionojë organizata me anëtarësi të zgjeruar”. Aleanca ekonomike BRICS, përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Ministri i Jashtëm rus shtoi se samiti online i shtatorit i BRICS, u pasua nga një samit i BRICS+, ku morën pjesë liderët e 13 shteteve. “Kjo është një listë e njohur dhe përfshin vende nga rajone në zhvillim nga e gjithë bota, nga Azia, Afrika, Amerika Latine”, shtoi ministri Lavrov.

 

Tags