Tërhiqen trupat ruse nga Kherson
Ministri rus i Mbrojtjes urdhëroi forcat ushtarake të vendit në Kherson të largohen nga ky qytet.
Trupat ruse po tërhiqen nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, njoftuan të mërkurën zyrtarë të lartë të Kremlinit. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu pas sulmeve të forcave ukrainase pranë qytetit Kherson të mërkurën trupat e tij urdhëroi të tërhiqen në bregun perëndimor të lumit Dnipro. Sergei Sorokin, komandanti i forcave ruse, gjithashtu në një fjalim televiziv njoftoi se qyteti i Kherson nuk është më e mundur të furnizohet. Ai tha se ka sugjeruar krijimin e linjave mbrojtëse në bregun lindor të lumit. Ky lajm është publikuar pas disa javësh të avancimit të Ukrainës drejt qytetit dhe lëvizjes së Rusisë për të zhvendosur më shumë se 100,000 qytetarë të saj nga kjo zonë. Sorokin tha: Ne do të shpëtojmë jetën e ushtarëve dhe kapacitetin luftarak të njësive tona. Mbajtja e tyre në bregun perëndimor është e kotë pasi disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera.