Dëbohen nga puna 11 mijë punëtorë nga kompania Meta
Kompania e madhe e teknologjisë Meta në Amerikë po pushon 11 mijë punëtorë për shkak të uljes së shitjeve të produkteve.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars të enjten, Mark Zuckerberg, CEO i Meta (pronari i Facebook dhe Instagram), në një letër drejtuar punonjësve të tij njoftoi se 13% e fuqisë punëtore të kompanisë, e barabartë me më shumë se 11,000 punonjës, do të pushohen nga puna. “Ne po bëjmë gjithashtu disa hapa të tjerë për t'u bërë një kompani më e shkathët dhe efikase duke ulur kostot dhe duke zgjatur ngrirjen e punësimeve në tremujorin e parë”, shtoi CEO i Meta-s. Pushimet nga puna vijnë në kohë të vështira për Meta-n. Në fund të tetorit, kompania dha një parashikim të dobët të të ardhurave për tremujorin e katërt, gjë që i trembi investitorët dhe uli aksionet e saj me gati 20 për qind. Për momentin, investitorët janë të shqetësuar edhe për rritjen e kostove dhe shpenzimeve të Meta-s, të cilat u rritën me 19% nga viti në vit në 22.1 miliardë dollarë në tremujorin e tretë. Shitjet totale të kompanisë brenda tre muajve u ulën me katër për qind dhe arritën në 27.71 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat operative u ulën me 46 për qind në krahasim me vitin e kaluar në 5.66 miliardë dollarë. “Dua të marr përgjegjësinë për këto vendime dhe mënyrën se si arritëm këtu”, tha Zuckerberg. E di që kjo është e vështirë për të gjithë dhe më vjen keq veçanërisht për ata që u prekën nga kjo”. Në fund të shtatorit, Meta kishte më shumë se 87 mijë punonjës.