Zbulimi i vrasjes së fëmijëve nga ushtarët britanikë në Afganistan
Ushtarët britanikë vranë 64 fëmijë afganë ndërsa ishin në Afganistan.
BBC në raportin e fundit njoftoi se 64 fëmijë afganë u vranë në operacionet e ushtrisë britanike gjatë viteve të luftës në Afganistan, nga të cilat qeveria britanike kishte pranuar zyrtarisht vetëm 16 raste. Ndërkohë, një organizatë bamirëse britanike bëri të ditur se numri i civilëve të vrarë nga ushtria britanike në Afganistan është më shumë se sa është njoftuar deri më tani. Sipas këtij institucioni, ka mundësi që numri i fëmijëve të vrarë në luftën në Afganistan të rritet në 135 persona. Krimet e luftës të forcave amerikane dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Afganistan janë ndër çështjet që kanë tërhequr vëmendjen e institucioneve të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë Afganistanit pas tërheqjes së forcave të huaja nga ky vend. Edhe pse ka shumë dokumente për krimet e forcave të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britanikët, në Afganistan, asnjë procedurë gjyqësore nuk është zhvilluar nga institucionet ligjore ndërkombëtare. Vitet e fundit, me gjithë dorëzimin e qindra ankesave për krimet ushtarëve të huaj në Afganistan në Gjykatën PenaleNdërkombëtare, presioni politik dhe kërcënimet nga Shtëpia e Bardhë e gjyqtarëve të kësaj gjykate kanë bërë që procesi i trajtimit të krimeve të ushtarëve amerikanë të jetë i ndaluar.Në vitin 2018, Gjykata Ndërkombëtare Penale regjistroi mijëra ankesa nga viktimat e krimeve të luftës në Afganistan dhe si rrjedhojë, prokurori i kësaj gjykate u emërua për të hetuar këtë çështje. Kjo çështje shkaktoi reagime të forta nga Shtetet e Bashkuara. Ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizën prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare Fatou Bensouda për të hyrë në SHBA duke kërcënuar zyrtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Në mars 2020, Gjykata Penale Ndërkombëtare filloi një hetim për krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga ushtarët amerikanë në Afganistan midis viteve 2003 dhe 2014, i cili ende nuk është përfunduar për shkak të pengesave të Uashingtonit. Zbulimi i BBC për vrasjen e të paktën 64 fëmijëve afganë nga ushtarët britanikë gjatë pushtimit të Afganistanit është vetëm një pjesë e krimeve të kryera nga forcat e huaja në këtë vend.Pavarësisht publikimit të tyre në media dhe faktit se këto krime dihen, fatkeqësisht, nuk është marrë asnjë masë për të ndjekur penalisht personat e përfshirë në këto akte antinjerëzore. Sipas një raporti kërkimor të titulluar "Kostot e luftës", i cili u krye nga Instituti Watson për Studime Ndërkombëtare mbi viktimat e luftës dhe njerëzit e zhvendosur në Pakistan dhe Afganistan nga viti 2001 deri në gusht 2016, rreth 173 mijë njerëz janë vrarë dhe po aq jane plagosur ne kete vend. Patricia Gossman, drejtuese e grupittë të drejtave të njeriut në Azi dhe një eksperte e lartë për të drejtat e njeriut në Afganistan, thotë: Në shumë raste, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shmangur hetimin e detajuar të ngjarjeve të ndodhura gjatë luftës në Afganistan, dhe kjo do të thotë se vendet perëndimore nuk ndjehen përgjegjës për veprimet e tyre në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në Afganistan. Ndërkohë Londra dhe Uashingtoni, me pretendimin e rremë se i mbrojnë të drejtat e njeriut, akuzojnë në mënyrë të përsëritur vendet kundërshtare për shkeljen e këtyre të drejtave.