Senatori belg: Zelensky është një kukull e Amerikës
Një senator i Belgjikës ka deklaruar se presidenti i Ukrainës është një lodër në duart e Amerikës dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk duhet ta ndjekë politikën e Uashingtonit.
Lufta e Ukrainës me të gjitha pasojat e gjera politike, ushtarake, ekonomik, shoqërore madje edhe kulturore, ka hyr në muajin e nëntë të saj dhe dërgimi i armëve nga shtetet perëndimore në Ukrainë po vazhdon akoma.
Shtetet evropiane dhe perëndimore sidomos Amerika duke shtuar presionin e sanksioneve kundër Federatës së Rusisë dhe me dërgimin e llojeve të armatimeve të rënda dhe të lehta në Ukrainë, jo vetëm që nuk kanë bërë asnjë hap pozitiv për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por kanë shtuar edhe më shumë zjarrin e luftës në këtë vend.
Alen Destzhe, sentari belg, ditën e enjte duke thënë se rrugëzgjidhja diplomatike është më e mirë se sa zgjerimi i luftës në Ukrainë të cilën po e inkurajon Uashingtoni, deklaroi: “Presidenti i Ukrainës, Zelensky nuk duhet të shikohet si një person i merituar, për arsye se ai është vetëm një kukull e Amerikës e cila synon vendosjen e hegjemonisë dhe po na çon neve drejt luftës. Evropa duhet t’i rishikojë politikat e saj ndaj Rusisë dhe Ukrainës. Zelensky është një person komplotist. Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dëmtojnë vetëm Evropën kurse Amerika është duke e shfrytëzuar këtë situatë”.
Ndërkohë Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, të enjten njoftoi për ndihma të reja ushtarake të Amerikës për Ukrainën në vlerë 400 milionë dollarë dhe për dërgimin e sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore të avancuara.
Nga ana tjetër Rishi Sunak, kryeministri i Britanisë, gjithashtu ka theksuar vazhdimin e mbështetjes ndaj forcave ukrainase dhe deklaroi se Londra do të dërgojë 1000 raketa tokë-ajër në Ukrainë.
Deklarata të tilla për dërgimin e armatimeve në Ukrainë kanë bërë edhe funksionarë të lartë të shteteve të tjera evropiane.