Bota ka nevojë për drithërat e Rusisë
Programi Botëror i Ushqimit që vepron në kuadër të OKB ka deklaruar se bota ka nevojë për drithërat e Rusisë.
David Bizli, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit, gjatë mbledhjes së Forumit për Paqe në Paris, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes së drithërave, ka deklaruar: "Të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë në zbatimin e marrëveshjes së drithërave, për arsye se bota ka nevojë për drithëra dhe për plehra kimike të Rusisë".
David Bizli theksoi: "Për mua nuk ka rëndësi se ju a e doni Rusinë apo keni urrejtje ndaj saj. Ne kemi nevojë anë e mbanë botës për drithëra dhe plehra kimik të Rusisë, për ndryshe një botë e tërë do ta paguajë çmimin. Programi Botëror i Ushqimit po bënë çdo veprim që është i mundur për t'u siguruar që marrëveshja e drithërave do të jetë në fuqi për zbatim dhe do të vazhdohet".
Programi Botëror i Ushqimit ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave të mbetura në rrugën para këtyre eksporteve. Rusia në fund të muajit tetor në reagim ndaj sulmit me dronë të Ukrainës kundër forcave ruse në gadishullin e Krimesë, ka pezulluar zbatimin e kësaj marrëveshje, por disa ditë më vonë ka njoftuar kthimin në këtë marrëveshje.