Protesta për ndryshimet klimatike në Egjipt, Spanjë dhe Gjermani
(last modified Sun, 13 Nov 2022 07:00:30 GMT )
Nëntor 13, 2022 08:00 Europe/Tirane
  • Protesta për ndryshimet klimatike në Egjipt, Spanjë dhe Gjermani

Qindra aktivistë mjedisorë që protestojnë për shkaqet dhe përhapjen e ndryshimeve klimatike u mblodhën në Sharm el-Sheikh dhe disa qytete evropiane për të kërkuar ndalimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile.

Sipas Euronews, qindra aktivistë që protestojnë për shkaqet dhe përhapjen e ndryshimeve klimatike të shtunën u mblodhën para vendit të konferencës botërore të klimës "COP 27" në Sharm el-Sheikh dhe kërkuan nga vendet perëndimore që të kompensojnë dëmet e shkaktuara nga krijimi dhe përhapja e këtij problemi global. Takimi i klimës i Kombeve të Bashkuara i njohur si "27 COP" filloi të dielën me praninë e liderëve botërorë në Sharm el-Sheikh dhe do të vazhdojë deri më 18 nëntor. Kjo është protesta më e madhe që u zhvillua gjatë konferencës për klimën e këtij viti. Ndërkohë, protesta kundër ndryshimeve klimatike u mbajtën edhe në disa qytete evropiane. Në Madrid, organizata "Green Peace" duke zhvilluar një demonstratë bëri thirrje për t'i dhënë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Gjithashtu, më shumë se një mijë protestues u mblodhën në Lutzerat të Gjermanisë, duke kërkuar nga pjesëmarrësit e konferencës COP 27 në Egjipt që  të marrin më shumë masa në këtë drejtim. Fshati Sharm el-Sheikh i Egjiptit, i cili është kthyer në një simbol të rezistencës ndaj lëndëve djegëse fosile, është vazhdimisht nën kërcënimin e shkatërrimit nga buldozerët, të cilët duan të zhvillojnë një minierë qymyrguri që ndodhet në këtë fshat.

Tags