Venezuela reagon ndaj vazhdimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134794-venezuela_reagon_ndaj_vazhdimit_të_sanksioneve_të_bashkimit_evropian
Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës me anë të një deklarate, e ka quajtur të paligjshëm vazhdimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj këtij vendi edhe për një vit tjetër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2022 10:18 Europe/Tirane
  • Venezuela reagon ndaj vazhdimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian

Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës me anë të një deklarate, e ka quajtur të paligjshëm vazhdimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj këtij vendi edhe për një vit tjetër.

Faja informative e kanalit televiziv Telesur ka shkruar se Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës me anë të një deklarate, ka vlerësuar se sanksionet e paligjshme të Bashkimit Evropiane kundër Venezuelës edhe për një vit tjetër të cilët shkaktojnë kufizime në qasjen e popullit të këtij vendi në artikuj ushqimorë dhe në medikamente, konsiderohen një goditje e madhe ndaj procesit të dialogut mes qeverisë dhe opozitarëve në këtë vend.

Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës në deklaratën e saj theksoi: "Veprimet ndëshkuese të njëanshme të cilat zbatohen në mënyrë të paligjshme dhe që janë planifikuar më parë nga Bashkimi Evropian, dëmton rënd të drejtat legjitime të Venezuelës dhe këto sanksione shkelin në mënyrë të gjerë këto të drejta. Pasojat indirekte të këtyre sanksioneve, në realitet kufizojnë qasjen në ushqim, medikamente, lëndët e para dhe në pajisjet e nevojshme për garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve si dhe dëmtojnë procesin normal të zhvillimit të shoqërisë".

Vlen të theksohet se Bashkimi Evropian më 11 nëntor njoftoi vazhdimin e sanksioneve kundër autoriteteve të lidhura me qeverinë e Niklas Maduro, presidentit të Venezuelës, deri më datë 14 nëntor 2023.

Qeveria e Venezuelës duke kritikuar qasjen e dyanshme të Evropës kundër këtij vendi, ka thënë: "Sanksionet saktësisht janë shpallur në po atë ditë në të cilën Emmanuel Macron, presidenti i Francës, në mënyrë të hapur është deklaruar se është i interesuar për të mbështetur dialogun mes qeverisë së Maduros dhe opozitarëve në Venezuelë.