Kina prezanton sistemet më të reja raketore
(last modified Mon, 14 Nov 2022 13:45:03 GMT )
Nëntor 14, 2022 14:45 Europe/Tirane
  • Kina prezanton sistemet më të reja raketore

Pekini ka prezantuar sistemin më të ri laserik dhe të mbrojtjes raketore-ajrore të tij në provincën Guandung në jug të Kinës.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar gazetën "Global Times", njoftoi se pavarësisht faktit se sistemi laserik dhe i mbrojtjes raketore-ajrore të Kinës ishte prezantuar për publikun edhe në të kaluarën, mirëpo sistemi i armëve raketore tokë-ajër HQ-9B i forcave ajrore të ushtrisë së Kinës për herë të parë është prezantuar në ekspozitën ajrore të modelit të ri të raketave me modelet e mëparshme.

Sistemi HQ-9B i cili në mënyrë të pavarur është prodhim i brendshëm i Kinës, është një sistem i armëve raketore tokë-ajër me rreze veprimi të mesme deri të larta dhe është i gjeneratës së re i cili përdoret për zbulimin e sulmeve me bomba fragmentale dhe me armë ajrore me ndërhyrjen e fuqishme elektromagnetike.

Ekspertët besojnë se Pekini është duke prodhuar një sistem të mbrojtjes ajrore të gjithanshme në nivel botëror në mënyrë që të mbrojë hapësirën qiellore të Kinës.

Më parë Xi Xhin Ping, presidenti i Kinës, gjatë fjalimit të tij drejtuar ushtrisë së këtij vendi, ka thënë: "Me ndryshimet përfundimtare të cilat janë krijuar në këtë shekull dhe të cilat janë duke u zgjeruar për çdo ditë e më tepër, edhe Kina po përballet me destabilizim dhe dilema në kushtet e sigurisë së saj, prandaj ushtria ka mbi supe detyra të vështira të cilat duhet t'i kryejë me përgjegjësi".