Turqia akuzon PKK për sulmin terrorist në Stamboll
Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në qendër të Stambollit, në zonën e Sheshit Taksim.
Ngjarja shokuese u cilësua menjëherë si sulm terrorist nga autoritet që kanë arrestuar 46 të dyshuar për ngjarjen, mes tyre edhe një grua që mendohet se hodhi bombën. Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si ata që fshihen pas sulmit. Sulmi ndodhi në një zonë që frekuentohet shumë jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj, të cilët janë shprehur të shokuar për ngjarjen.Autoritetet zbuluan se i dyshuari kryesor është një shtetase siriane 23-vjeçare, e cili hyri në Turqi nga Siria veriperëndimore.Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi me shpejtësi pas ngjarjes dhe tha se autorët do të ndëshkohen, duke shtuar se “era e terrorit” ishte në ajër. “Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu si dje dhe si do të dështojnë nesër”, tha ai përpara se të nisej për në Indonezi për samit e Grupit të G 20.