Zelensky: Ukraina është gati për paqe
(last modified Mon, 14 Nov 2022 18:20:38 GMT )
Nëntor 14, 2022 19:20 Europe/Tirane
  • Zelensky: Ukraina është gati për paqe

Presidenti i Ukrainës pohoi se pala ukrainase është gati për paqe.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të hënën gjatë një vizite në zonat në Kherson, duke pretenduar se vendi i tij është gati për paqe, tha: "Është e rëndësishme të jesh në këtë rajon." Presidenti i Ukrainës më tej shtoi: Është e pamundur të shkatërrosh Ukrainën. Çmimi i kësaj lufte është i lartë. Ne po përparojmë hap pas hapi në të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht të vendit tonë". Zelensky theksoi: "Dorëzimi i sistemeve raketore të artilerisë Himars nga Amerika bëri një ndryshim të madh për Kievin. Forcat ukrainase kohët e fundit shënjestruan zonat në Luhansk me raketa Himars të prodhimit amerikan". Ndërkohë, Rusia përsëriti se rajoni Kherson i përket Moskës, megjithëse forcat e saj u detyruan të tërhiqen javën e kaluar pas tetë muaj pushtim. Kherson është një nga katër rajonet në Ukrainën juglindore që Rusia "aneksoi" në territorin e saj në shtator. Forcat e Moskës ende kontrollojnë rreth 70 për qind të rajonit Kherson.
 

Tags