Shoferët e kamionëve dhe fermerët në Spanjë hyjnë në grevë
(last modified Tue, 15 Nov 2022 07:11:22 GMT )
Nëntor 15, 2022 08:11 Europe/Tirane
  • Shoferët e kamionëve dhe fermerët në Spanjë hyjnë në grevë

Kamionistët dhe fermerët në Spanjë hynë në grevë me afat të pacaktuar.

Sipas Reuters, qindra shoferë kamionësh dhe fermerë spanjollë marshuan në rrugët e Madridit, kryeqytetit të Spanjës, nga qendra e qytetit deri në ndërtesën e parlamentit, për të kërkuar një ndryshim në rregulloret e transportit rrugor dhe për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës. Ata njoftuan për një grevë të re me një afat kohor të pakufizuar. Greva e kamionistëve dhe fermerëve spanjollë erdhi një ditë pas një proteste të madhe në Madrid kundër politikës së kujdesit shëndetësor dhe 11 ditë pas demonstratave masive nga sindikatat kryesore të vendit në reagim ndaj kostos së jetesës. Greva njëmujore e shoferëve të kamionëve në mars dhe prill 2022 paralizoi gjithashtu industrinë e transportit dhe zinxhirin e furnizimit në Spanjë, shkaktoi mungesë të produkteve ushqimore dhe një rritje të normës së inflacionit dhe dëmtoi për tre muaj rritjen ekonomike të këtij vendi anëtar të BE-së.

Tags