Zelensky kërkon nga Grupi 20 të ushtrojë presion mbi Rusinë
Presidenti i Ukrainës gjatë video-konference për Grupin 20 që po zhvillohet në Indonezi, ka kërkuar nga liderët botëror që të ushtrojnë presion më të madh mbi Rusinë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi Vlodimir Zelensky gjatë kësaj konference vuri në dukje marrjen nën kontroll të qytetit Kherson dhe pretendoi se Ukraina nuk do të lejojë kthimin e Rusisë në këtë rajon.
Zelensky gjithashtu ka theksuar në këtë çështje se tani është koha të ushtrohet presion më i madh mbi Rusinë për vendosjen e paqes. Presidenti i Ukrainës sigurisht që tha edhe këtë se deri në kohën kur nuk çlirohen të gjitha territoret e pushtuara të Ukrainës, luftimet do të vazhdojnë.
Zelensky ka kërkuar nga liderët e shteteve pjesëmarrëse në samitin e Grupit 20 që po zhvillohen në Indonezi, që të mbështesin planin dhjetë pikës për t'i dhënë fund luftës në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, për arsye se siç tha ai: "Unë jam bindur se tani ka ardhur koha që mund të ndalet lufta shkatërruese e Rusisë dhe duhet të ndalet kjo luftë".
Zelensky shtoi: "Ukraina nuk do të bëjë kompromis për sovranitetin, integritetin e saj territorial ose për pavarësinë e saj dhe kërkon lirimin e robërve të luftës".
Presidenti i Ukrainës gjatë fjalës së tij, ka kërkuar nga shtetet anëtare të Grupit 20 që ta konfirmojnë themelimin e një gjykate speciale në lidhje me sulmin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe Rusia të paguajë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara në Ukrainë. Zelensky gjithashtu ka kritikuar Rusinë për kërcënimet bërthamore dhe u tha liderëve të Grupit 20 se askush nuk ka të drejtë ta shantazhojë botën me një katastrofë radioaktive.