Bashkimi Evropian shton tetë herë më shumë importin e thëngjillit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134914-bashkimi_evropian_shton_tetë_herë_më_shumë_importin_e_thëngjillit
Kanali televiziv DW në një raport të tij ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka shtuar tetë herë më shumë importin e thëngjillit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 15, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian shton tetë herë më shumë importin e thëngjillit

Kanali televiziv DW në një raport të tij ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka shtuar tetë herë më shumë importin e thëngjillit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, Amerika dhe aleatët e saj vendosen sanksione të gjera kundër Rusisë dhe reduktuan varësinë e tyre për gazin e Rusisë. Sanksionet e Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Rusisë janë vendosur në kohën kur Perëndimi pavarësisht të gjitha këtyre veprimeve, ka frikës se intensifikimi i sanksioneve ndaj Rusisë ndaj sektorëve ekonomikë sidomos ndaj sektorit të naftës dhe gazit, do të ushtrojë ndikim shumë negativ mbi situatën ekonomike dhe tregjet botërore të energjisë.  

Sanksionet e llojllojshme të vendosura kundër Rusisë deri më tani e ka përballur me shumë sfida ekonominë e Evropës. Kjo çështje është bërë shkak që shumë prej vendeve në botë duke përfshirë edhe shtetet evropiane, t'i kthehen lëndëve djegëse të thëngjillit.

Kanali televiziv DW njoftoi se Gjermania po përpiqet që duke përdorur thëngjillin, të reduktojë nivelin e ndikimit të krizës së energjisë. Në këtë mes vende të tilla si Afrika e Jugut ka përfituar në masë të madh nga kjo situatë. Kjo është për arsye se në botë është rritur në masë shumë të madhe kërkesa për lëndën djegëse të thëngjillit. Sipas këtij raport, miniera e thëngjillit në Afrikën Jugore po punon përgjatë 24 orëve pa ndërprerë. Prodhimi i thëngjillit nga kjo minierë mund të prodhojë sasi të madhe të energjisë elektrike, mirëpo nuk dihet e ardhmja e tij. Afrika e Jugut po bënë përpjekje të përballet me ndryshimet klimatike.